Lajme

“Disa shtete po luajnë lojë të dyfishtë për taksën 100 për qind”

03/15/2019 23:58
nga:Gazeta Blic

Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq tha sot se jo të gjithë në Bashkësinë Ndërkombëtare dëshirojnë të vazhdojnë dialogun Kosovë – Serbi.

Daçiq është shprehur se disa nga këto vende janë duke luajtur lojë të dyfishtë, shkruan Tanjug, transmeton lajmi.net.

Ai është shprehur se disa shtete po luajnë lojë të dyfishtë duke iu përgjigjur pyetjes se si është e mundur që as SHBA-të e as BE dhe lojtarët e tjerë të mëdhenj nuk po arrijnë ta detyrojnë Kosovën të heqë taksën.

Ai tha se nuk ishte thjesht një kërcënim deklarata e tij se Serbia do të mbrojë serbët në Kosovë, madje ai kësaj radhe tha “Prishtina të mos luaj me zjarrin”.

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Daçiq po ashtu është shprehur se as deklaratat e Mogherinit për një marrëveshje përfundimtare e cila duhet të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare nuk sjellin asgjë të re.

Ai gjithashtu ka shtuar se nuk beson se do të ndryshojë formati i dialogut.

Daçiq gjithashtu ka falënderuar edhe Grenadën për tërheqjen e njohjes së Kosovës vitin e kaluar sipas tij.

Ai e konsideron si sukses të tij fushatën siç thotë ai të suksesshme kundër pavarësisë së Kosovës.