Lajme

Disa qytetarë paralajmërojnë protesta nesër para Kuvendit të Kosovës!

03/24/2020 17:57
nga:Norë Kelmendi

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, sot ka vendosur që nesër të mbahet seanca për mocionin e mosbesimin ndaj Qeverisë Kurti, i inicuar nga Lidhja Demokratike  e Kosovës, menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Punëve të Brendshme nga radhëte LDK-së, Agim Veliut, shkruan GazetaBlic.

Vendimi i Kuvendit për seancën e nesërme, duke se nuk po ju pëlqen qytetarëve, andaj në grupin e krijuar për përkrahjen të Albin Kurtit “Me Kryeminsitrin”, një qytetarë ka thënë se pasi që nuk është problem të mbahet seanca, at’herë edhe një grup i përkrahësve të Kurtit do të mbajnë protestë para Kuvendit, edhe në këtë kohë pandemie.

“Nëse mbahet seanca nesër, dmth paska kushte, edhe në protesta me dalë. Unë jam për protest nesër para Kuvendit”, thotë ky qytetar.

Kujtojmë që Qeveria e Kosovës mbrëmë ka vendosur të kufizojë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, nga ora 10:00 deri në orën 16:00 si dhe nga ora 20:00 deri në orën 06:00, ku gjatë kësaj kohe do të funksionojë edhe ora policore, e cila ka për qëllim mbajtjen e rendit gjatë kësaj kohe.

Seanca e ditës së nesërme, pritet të fillojë në orën 11:00, ndërsa vetë kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se është kundër mbajtjes së kësaj seance, për  shkak të mungeës së kushteve, duke u shprehur tutje se është kundër mocionit dhe duke ftuar deputetët mos ta votojnë këtë mocion.

04/06/2020 22:17

Arban Abrashi flet për formimin e Qeverisë së re dhe emrin e kandidatit për kryeministër nga LDK