Cool

Disa gjëra që i mësojmë shumë vonë në jetë dhe që është shumë vonë për t’i ndryshuar

12/01/2019 13:02
nga:Natyra

Duke u rritur ne mësojmë gjëra me vlerë. Kur kthehemi me mendime në rini, ju mund të mendoni “sa do të doja ta dija këtë gjë kur isha në atë kohë.’

Nuk mund të kthehemi dhe ta ndryshojmë kohën, por gjithmonë kërkojmë këshilla nga njerëzit që janë më të vjetër, më të vetëdijshëm dhe më të suksesshme.

Këtu gjeni disa nga këshillat e njerëzve që i kanë mësuar shumë më vonë, transmeton lajmi.net.

Çdo gjë është e përkohshme

Çdo gjë në jetë është e përkohshme. Pa marr parasysh se sa shumë dëshirojmë që diçka të zgjasë përgjithmonë, eventualisht do të përfundojë. Edhe nëse një çift është i martuar për një kohë të gjatë, njëri prej tyre do të ndërroj jetë i pari. Dhe kjo vlen edhe për të gjitha gjërat e tjera.

Mos u ankoni

Shumë njerëz ankohen për gjërat më të vogla çdo ditë. Ata mund të ankohen për motin, trafikun apo edhe kualitetin e ushqimit që e kanë ngrënë mbrëmë. Nëse jeni duke e lexuar këtë gjë nënkupton që jeni duke jetuar në një vend ku kushtet e jetës i keni në rregull. Keni shumë gjëra për të qenë të lumtur dhe falenderues, andaj mos u ankoni për gjëra të thjeshta dhe të vogla.

Jeta nuk është e drejtë

Fatkeqësisht, jeta nuk është e drejtë. Jemi ne ata që zgjedhim se a do të na mposhtë me padrejtësi apo duhet të luftojmë që ne t’i mposhtim atë. Është zgjedhja juaj.

Jeto pa frikë

Është e pakuptim të frikësoheni për gjëra dhe të lejojmë që ato të na mbajnë prapa në atë se çfarë dëshirojmë të bëjmë. Shumicën e kohës, frika është ne mendjen dhe trurin tonë. Dhe nëse provojmë ta ndryshojmë dhe të marrim hapa në diçka që doni të bëni, frika zgjat vetëm për disa minuta dhe më pas largohet.

Familja është më e rëndësishme sesa shoqëria

Kur jemi të ri, shoqëria nënkupton gjithçka për ne. Ne gjejmë metoda si të i largohemi darkave familjare për të shpenzuar një të premten me shoqëri. Por në fund të ditës, familja është ajo që ju donë pa asnjë kusht.

Mos mundoheni t’i ndryshoni njerëzit

Në SHBA, 50% e martesave përfundojnë sepse një prej arsyes së divorcit është se partnerët nuk ndjehen më për njëri tjetrin. Disa njerëz, madje e pranojnë se kur e kanë martuar partnerin/partneren e tyre kanë pasur dyshime. Ata kanë shpresuar se një ditë do të ndryshojnë.

Trajtojeni vetën me dashuri dhe respekt

Nëse jeni duke u trajtuar nga të tjerët në mënyrë të keqe, kujtojani vetën se kjo nodh sepse e kanë vërejtur që ju nuk jeni në një gjendje stabile me vetën tuaj. Nëse dëshironi që të tjerët të ju duan dhe të ju respektojnë trajtojeni veten me dashuri dhe respekt.

Kujdeseni për shëndetin tuaj

Shumica prej njerëzve shpenzojnë jetën duke pirë dhe ngrënë çfarëdo që dëshirojnë. Dhe papritur, ata diagnostifikohen me kancer, diabet dhe sëmundje të zemrës. Dhe në fund ata fillojnë të kujdesen për mënyrën e ushqyerjes dhe jetesës.

Eventualisht, gjërat bëhen më mirë

Pa marr parasysh se çfarë situate të keqe mund të jeni, gjithmonë do të jetë një dritë në fund të tunelit. Diçka mund të jetë shumë e dhimbshme dhe nuk mund ta mendojmë veten të lumtur përsëri. Kjo mund të çoj deri në depresion.

Mosha është vetëm një numër
>

Mosha është vetëm një numër. Shumica prej njerëzve duken dhe ndjehen të ndryshëm në të gjitha moshat. Kujdesuni për vetën, mundoheni të jetoni një jetë të shëndetshme, dhe asnjëherë mos hiqni dorë nga ëndrrat e juaja.