Fit&Sexy

Disa arsye pse nuk duhet të pimë ujë të ftohtë

01/28/2019 07:05
nga:M H

Uji i ftohtë vërtet që shijon shumë, por edhe e dëmton shëndetin tonë.

Më poshtë do të listojmë disa nga arsyet se pse nuk duhet të konsumojmë ujë të ftohtë:

Kur pimë ujë të ftohtë, ne ngadalësojmë qarkullimin e gjakut në të gjithë aparatin tretës, pasi dihet që në mjedis të ftohtë, vazat e gjakut ngushtohen, pra bëjnë atë që njihet si vazokonstruksion.

Ushqimet që ne konsumojmë, ndërkohë që pimë edhe ujë të ftohtë, nuk na shërbejnë aspak si burim energjie, përkundrazi, energjia që sigurojmë prej tyre, nuk shkon për përballimin e aktivitetit tonë të përditshëm, por për të rregulluar temperaturën tonë të brendshme.

Uji i ftohtë pakëson sasinë e mukusit të sekretuar përgjatë aparatit tretës, gjë që bën të mundur dobësimin e sistemit imun dhe prekjen më të lehtë prej infeksioneve bakteriale, apo virale në traktin gastrointestinal.

Ushqimet që ti konsumon, ndërkohë që pi edhe ujë të ftohtë, metabolizohen më ngadalë në trup, ky ngadalësim i metabolizmit mund t’ju çojë shumë lehtë edhe në shtim të peshës suaj.

Rënie të lehtë të temperaturës trupore, qëllimin pse ne e konsumojmë në verë ujin e ftohtë, e arrijmë më së miri, por rënia e temperaturës sonë trupore na çon shumë lehtë në shpenzim të energjive tona të brendshme, të cilat mund t’i përdornim për aktivitetet tona të përditshme

02/22/2019 06:46

Ngjarjet që do të ndodhin sot në Kosovë