Lajme

“Albin Kurti duhet të mbledhë gjithë faktorin politik shqiptar në një takim”

09/21/2024 20:55
nga:Y I

Diplomati Arjan Starova është shprehur se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet të mbledhë të gjithë faktorin shqiptar në një takim, për të diskutuar mbi veprimet e tij për shtrirjen e sovranitetit të vendit në Veri.

Komentet Starova i bëri në Euronews Albania, ku tha se nëse i përqindja më e madhe e faktorit politik shqiptar del në një mendje me Kurtin për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri, atëherë sipas tij, edhe faktori ndërkombëtar do të stepet për t’i dalë kundër qeverisë së Prishtinës për veprimet e saj.

Ai tha gjithashtu se nuk mendonte se dikush nga faktori politik shqiptar nëse do të uleshin në një tryezë të përbashkët, do të ishte kundër veprimeve të Kurtit për shtrirjen e sovranitetit të Kosovës në Veri.

“Nuk kemi parë asnjë lloj procesi për Radojçiç, e jo më dënime të tjera. Pra e mbështes plotësisht qeverinë Kurti. Kurti do të bënte mirë që për këto veprime të tijat që kritikohet edhe brenda, do të bënte mirë që të koordinohej me të gjithë faktorin politik. Ma merr mendja se asnjë nga faktori politik nuk mund t’i thoshte diçka konkrete pse ai po shtrinte sovranitetin në veri të Kosovës.

Nëse ulen të gjitha partitë bashkë me Kurtin, askush nuk mund të thotë që ai po vepron gabim në Veri. Gjëja e parë që duhet të bëjë Kurti është që të mbledhë tërë faktorin shqiptar. Dhe aty brenda nëse politika që ai ka ndjekur me qëndrimin në Veri, do i jepet në përqindjen më të madhe të drejtë, atëherë edhe faktori ndërkombëtar do të mendohet mirë para se të thotë përshembull ‘të mos hapet Ura e Ibrit se na dëmtohen ushtarët ne’.

Të tërë e dinë kush e ka thënë. Këto nuk janë argumenta për çështje të mëdha. Përballë çështjes së rëndësishme argumentat që jepen janë të një niveli që është shumë më poshtë se tryeza e diskutimit politik dhe diplomatik”, tha Starova.