Sporti

“Inter Miami është shumë i interesuar për transferimin e Messit”

09/17/2021 17:18
nga:Mergim Rreci

Gonzalo Higuaín nuk e di se çfarë do të bëjë Lionel Messi pas kohës së tij në Paris Saint-Germain, por zbulon se amerikanët në Inter Miami, klubi që ai përfaqëson aktualisht, do të donin të kishin ish-sulmuesin e Barcelonës.

Ai tha se klubi ku luan momentalisht është shumë i interesuar për transferimin e tij të mundshëm, transmeton GazetaBlic Sport.

“Nuk dua të kem probleme dhe nuk e di nëse Messi dëshiron të vijë në Miami. Klubi është i interesuar në këtë situatë, kështu që ne do të shohim se çfarë do të ndodhë”,tha sulmuesi argjentinas, duke folur për ESPN.

/GazetaBlic Sport/