Skuadra e Dinamos së Kievit është gati të përforcohet gjatë merkatos së janarit, me objektivin për t’u kthyer përsëri dominuese në futbollin ukrainas. Dhe për ta bërë këtë, ka piketuar një futbollist shqiptar.
Mediat ukrainase raportojnë se gjigandët e futbollit në këtë vend kanë hedhur sytë nga mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Jashari.
Futbollisti i cili u transferua në kampionatin ukrainas nga radhët e Dritës, po shkëlqen me ekipin e tij të tanishëm dhe ka bindur drejtuesit e klubit të qytetit të Kievit që të investojë për të siguruar shërbimet e tij.
Në sezonin aktual Jashari ka luajtur në 15 ndeshje duke shënuar 2 gola e dhënë 6 asiste, teksa te Dinamo e shohin si një futbollist që mund të bëjë shumë më mirë me klubin e njohur i cili regjistron 17 tituj kampion në Ukrainë.

