Lajme

Dimri nuk po vjen, këto janë temperaturat për nesër

11/08/2018 23:55
nga:Q F

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe nesër në vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me diell.

“Do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.

Në viset malore temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 0-1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes e lehtë deri mesatare”, njofton IHMK