“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte ka transmetuar emisionin “Bombat e pazbuluara” në televizionin Kanal10.
Kosova është vendi i fundit në Ballkan, i cili do të përballej me një seri kërcënimesh për bomba në pjesë të ndryshme të kryeqytetit, ku frekuentimi i qytetarëve është më i madh.
Për sinjalizimin e rremë në lokacione të ndryshme, një njohës i sigurisë ngrit supozime se mund të bëhet edhe për kaklulimin e shpejtësisë së veprimit të organeve të rendit dhe cilat njësi i përgjigjen thirrjes.
“Mos të harrojmë nëse bëhet një analizë të thjeshtë, alarmet e para kanë qenë tek Stacioni i Autobusave, frekuentimi më i madh i qytetarëve, pastaj është koncentru alarmi në qendër të Prishtinës, pra bëhet analiza e reagimeve të Njësive të Specializuara që janë për deminim të cilët vin nga kampi i vrellës, ku për të hyrë në qytetin e Prishtinës merr bukur shumë kohë, pastaj patem një përqëndrim afër Ambasadës Amerikane, sepse shkolla fillore “Xhevdet Doda” është në afërsi të saj, pra kjo po del se dikush është duke analizu procedurën standarte dhe operative të Policisë së Kosovës se si ata reagojnë”, tha Drizan Shala, njohës i sigurisë.
Më poshtë mund ta ndiqni emisionin e plotë: