Lajme

Dikush nga PDK ka guximin ta kundërshtoj Hashim Thaçin: Madje e godet fort!

08/29/2018 22:59
nga:A. R.

Anëtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arton Muhaxheri ka kundërshtuar idenë e presidentit Thaçi, që të ketë shkëmbime të territoreve me shtetin serb, njofton ‘Gazeta Blic’.

Muhaxheri në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se në një moment kur Kosova është njohur si shtet brenda këtyre kufijve, ideja për shkëmbim të territorit do të thotë thotë rinjohje e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që e kanë njohur Kosovën deri tash dhe rinjohja mund të rezultoi me mosnjohje të një situate të re.

Shkrimi i plotë:

Në një moment kur Kosova është njohur si shtetë brenda këtyre kufinjëve ideja për shkëmbim të territorit do të thotë rinjohje e pavarësisë së Kosovës nga shtetet që e kanë njohur Kosoven deri tash dhe rinjohja mund të rezultoj me mosnjohje te nje situate te re. Prandaj perpjekja per ta promovuar iden e shkëmbimit të territorit nuk eshte asgje tjeter pos nje terheqje e jona nga e gjithë ajo që eshte ndertuar deri tash.

06/25/2019 12:38

Punëtorët e KEK-ut kërkojnë rishikim të Ligjit për Paga