Showtime

Dikur të pandashme, tani Dafina Zeqiri “zhduk” nga lista e familjes motrën e saj, Besën

01/15/2020 16:24
nga:L I

Vite më parë në media është përfolur shumë për familjen e Dafina Zeqirit, saktësisht raportin që familja kishte mes vete, shkruan GazetaBlic.

Kanë kaluar disa vite nga intervistat që ato dhanë për raportin me babain e tyre, e duket se tani edhe femrat e familjes nuk është se kanë raport të mirë.

Dihet tashmë që Dafina ka dy motra, Tringën dhe Besën, por ndonëse ishin të pandara dikur, tani Besa Zeqiri nuk figuron më as në listën e shoqërisë së Dafinës dhe Tringës në rrjete sociale, ndërsa është vetëm nëna ajo që ndjek të bijën në rrjete sociale, por e kundërta ndodh me Besën, pasi ajo nuk ka asnjërën nge familja e saj.

Në çdo festë që ato kanë, apo pushimet që bëjnë, gjithmonë janë vetëm dy vajzat dhe nëna e tyre bashkë.

GazetaBlic mëson se Besa Zeqiri tani është shpërngulur në Danimarkë, pas një kohe të gjatë qëndrimi në New York, ku dhe zhvilloi karrierën e modelizmit, si dhe të njëjtën gjë po e bën dhe në Kopenhagë.

Më poshtë keni disa fotografi të saj: