Sporti

Dikur “opozitari” më i fuqishëm i FFK-së, sot Batatina s’e thotë asnjë fjalë për dënimin ndaj Remzi Ejupit

01/14/2021 13:01
nga:M K

Dikur ishte një nga opozitarët më të mëdhenj të FFK-së.

Megjithatë, Tahir Batatina sot nuk e tha asnjë fjalë për dënimin që shtëpia numër një e futbollit kosovar e shqiptoi dje ndaj kreut të Prishtinës, Remzi Ejupit, përcjell GazetaBlic.

Ai tha se nuk ka lidhje më këtë çështje, ani pse në të kaluarën, në çdo situatë ku ishte i përfshirë Agim Ademi apo udhëheqësia, Batatina lëshonte ndonjë deklaratë.

“Jo jo. E di vendimin, por nuk e di pse po thua shtypje. Nuk dua të prononcohem lidhur me këtë çështje, pasi po më duket joprofesionale”, tha shkurtimisht Batatina.

Kujtojmë, vendimi i komitetit ekzekutiv të FFK-së thotë se Ejupi për një vit kalendarik nuk do të ketë të drejtë që ta ushtrojë veprimtarinë, teksa pritet të mungojë edhe në kuvendet e punës që i organizon federata.

/GazetaBlic/

01/06/2021 13:33

Batatina: Kam mjaft lojtarë, mund t’i formojë dy skuadra, nuk kam nevojë për transferime tjera