Showtime

Dikur në ulëset e fundit shikonte se si dekorohej Rita Ora, mbrëmë Dua Lipa bëri histori

02/11/2019 14:10
nga:Natyra

Titujt e mediave dhe rrjetet sociale kanë vërshuar nga sukseset e fundit të yllit tonë, Dua Lipës.

Artistja që mbrëmë arriti të rrëmbej dy çmime të rëndësishme në Grammy Awards, një nga ngjarjet më të mëdha të muzikës në botë, ka bërë çdo shqiptar të ndjehet krenar.

Edhe ambasadori i Kosovës në Holandë, Lirim Graiçevci, përmes një shkrimi ka uruar këngëtaren e famshme kosovare, teksa ka ndarë me të tjerët përmes rrjetit të tij social Facebook një moment nga ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore nderi e Kosovës, gjatë kohës sa ai ishte ambasador i Britanisë së Madhe.

Graiçevci, tregon se si Dua kishte qenë e pranishme në këtë ceremoni, por si mysafire, ndërsa për një kohë të shkurtë është ngritur si një meteor.

Ky është postimi i plotë i tij:

Fjalët janë të tepërta për ta përshkruar ngritjen meteorike të vajzës sonë, Dua. Më kujtohet korriku i vitit 2015, ceremonia e dekorimit të Rita Orës si ambasadore nderi e Kosovës, në ambasadën në Londër. Aty kisha ftuar shumë personalitete të shquara, në mesin e tyre edhe Duan, por ajo, në atë kohë, ishte tek në fillet e para të karrierës muzikore, dhe prania e saj nuk qe vërejtur edhe aq shumë në sallë. Prej atëherë ka kaluar jo më shumë se tri vite e gjysmë, dhe shih çfarë suksesi në nivel botëror ka arritur Dua! Është gjë e mahnitshme! Të fitosh Grammy për muzikë është pothuajse njësoj si të fitosh Oscar për film.

Faleminderit Dua, faleminderit familje e mrekullueshme e Duas, për këtë dhuratë kaq të çmueshme për të gjithë ne.”, ka shkruar Greiçevci.