Showtime

Dikur këngëtare por a e dini se çfarë punon sot Adea Pula?

12/14/2019 13:03
nga:L I

Fëmijëria e gjeneratës së fiilim-viteve 2000 e mban mend për hitet e shumta të asaj kohe.

Adea Pula sot nuk është aktive në muzikë mirëpo ende krijon lajm me postimet e saj tejet të shpeshta në rrjete sociale.

Mirëpo a e dini se me çfarë merret sot këngëtarja e dikurshme?

Pas studimeve jashtë vendit ajo ka vendosur të ndjekë hapat e nënës së saj, prokurores Laura Pula duke u angazhuar në sistemin gjyqësor.

Prive.al ka arritur të kuptojë se bukuroshja është bërë pjesë e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, i cili është organ mbikëqyrës që synon të sigurojë pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit gjyqësor dhe administrimin e drejtësisë në Republikën e Kosovës.

Duket se angazhimi në këtë institucion përbën vetëm fillimin e hapave të Adeas që pse jo, pas disa vitesh, mund të jetë pa dyshim edhe një prokurore e zonja meqenëse me muzikë sipas të gjitha gjasave e ka ndarë mendjen të mos merret më në mënyrë aktive.