Douglas Costa është nën kontratë me Juventusin, por klubi nuk llogarit në të.
Sulmuesi brazilian doli në huazim te Gremio në fillim të sezonit, por klubi brazilian do ta kthejë atë në Juventus pas vetëm gjysmë viti. Douglas duhej të qëndronte në Gremio deri në fund të sezonit, por ekipi nuk dëshiron të vazhdojë të punojë me të, përcjell GazetaBlic Sport.
Tre vjet më parë ai ishte në kulmin e karrierës së tij duke luajtur për Bayern dhe Juventus.
Në atë kohë, sipas Transfermarkt, ai kishte një vlerë prej 55 milionë eurosh dhe ishte një nga lojtarët më të mirë brazilianë, i njohur për driblime të shkëlqyera dhe shpejtësi të madhe.
Pas kësaj filloi një rënie e pandalshme. Tani nuk e duan as Juventusi, as Bayerni, as Gremio, klubi ku ai filloi karrierën e tij profesionale.
/GazetaBlic Sport


