Showtime

Dikur e shante, tani Fifi po i “lëpihet” Melinda Ademit!

06/13/2019 13:26
nga:L I

Muaj më parë në media bëri bujë sherri mes emrave të ri të estradës, Fifit, Taynas, Rinës dhe Melinda Ademit, shkruan GazetaBlic.

Krejt kjo ndodhi kur Fifi lansoi projektin me titull “Habibi” i cili ishte një diss ndaj repereve më të reja të estradës.

Madje, një pjesë e tekstit të kësaj kënge thotë: “Deri dje Lulija ke me dimija, sot me brekë të hiqta”, duke iu referuar këngës “Lulija”.

Por, edhe pse kanë kaluar goxha muaj, tani Fifi po na habitë me veprimet e saj që po bën karshi këtyre këngëtareve.

Së fundmi, ajo ka promovuar në Instagramin e saj këngën e re të Melinda Ademit “Pika Pika”, të cilën kjo e fundit e lansoi me klip ditën e djeshme./GazetaBlic