Showtime

Dikur armiq të përbetuar, tani miqtë më të mirë (FOTO)

02/13/2018 18:54
nga:L I

Raportet mes këngëtarëve shpeshherë kane qenë të acaruara, e disa prej tyre kanë arritur deri në konflikt fizik, shkruan GazetaBlic.

Madje ka pasur raste që gjërat kanë përfunduar edhe në polici.

Por, nuk thonë kot që të falësh është art, sepse kemi raste në estradën shqiptare që kanë lënë anash hatërmbetjet dhe sot janë miqtë më të mirë.

Kujtojmë këtu dyshen Ledri me Noizyn të cilët vite më parë, secili prej tyre pjesë e një label-i të caktuar, patën konflikt mes vete në Zvicër, biles ky i fundit i bëri dhe një diss në një nga këngët e tij “Na jena OTR” ku ofendoi rëndë të dashurën e Ledrit, Dafinën, në atë periudhë. E sot, Ledri dhe Noizy kanë lënë gjithçka pas, pasi ata tani janë miq shumë të mirë, ku dhe realizuan projektin “Dje & sot” i cili u prit mjaft mirë nga publiku.

Që nga bashkëpunimi më këngën “Vibe” (2010), Dafina Zeqiri me Tunën nuk floën më njëra-tjetrën deri në vitin 2017. “Vibe” ishtë projekti i fundit ku dhe dyshja më e pëlqyer e estradës u panë bashkë. Por, si duket mrekullia ndodhi dhe gjërat ndryshuan në vitin 2017. Me ardhjen në jetë të Tianit, djalit të Tunës, Dafina ishtë një nga njerëzit e shumtë që e uroi atë. Madje së fundmi ato u punë dhe në NeW York së bashku.

Rivaliteti mes tyre dukej sikur nuk do të përfundonte kurrë. Viti 2008 ishte ai kur të dy reperët patën një përleshje fizike. Por, me kalimin e viteve, në 2017 Getoar Selimi dhe Gold Ag habitën të gjithë ku publikuan një fotografi së bashku teksa ishin në një koncert në Austri.

Rast tjetër është dhe ai i Dafina Zeqirit me Noizyn, ku ky i fundit pas përleshjes me label-in Babastars, dhe diss-in që i bëri Dafinës ata nuk patën raporte të mira mesvete. Por, pas pajtimit të Noizyt me Ledrin, ndodhi dhe ai me Dafinën pasi dyshja patën koncerte së bashku në Amerikë, me rastin e festive te fundvitit.

Por, e dini se ku qëndron e mira e gjithë kësaj?

Estrada shqiptare me këto rastë kanë dhënë mesazhin më të mirë për shoqërinë tonë./GazetaBlic

08/17/2018 20:27

Geti ka një porosi për gjithë ata që e urrejnë