Lajme

“Dikujt po i pengon zbardhja e vrasjeve e veprimtarëve të LDK-së”

01/11/2018 19:50
nga:D.I

Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga institucionet e drejtësisë zbardhjen e vrasjeve të pasluftës të veprimtarëve të LDK-së.

Në 19-vjetorin e vrasjes së veprimtarit Enver Maloku, u bënë homazhe para lapidarit të tij.

Vajza e Enver Malokut, Doruntinë Maloku, që është edhe deputete e LDK-së, ka thënë se familja tash e 19 vjet është në pritje.

Maloku ka folur edhe për hetimin e SHIK-ut, duke thënë se nuk do t’i japin nënshkrimet për hetimin e kësaj organizate tash, sepse mund të manipulohet nga PDK-ja.

Ndërkohë, Ismet Beqiri ka thënë se deri tash ka pasur interesa të njerëzve jashtë LDK-së që të mos zbardhen vrasjet e pasluftës.

01/16/2018 16:01

A e dini se Vlora Dumoshi ishte gruaja e këtij këngëtari të njohur?