Lajme

Dikoviq: Statusi i pazgjidhur i Kosovës, kërcënim për Serbinë

12/06/2017 09:15
nga:D.I

Rreziku kryesor në aspektin e sigurisë, sipas shefit të shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Serbe, Ljubisha Dikoviq është statusi i pazgjidhur i Kosovës.

Ai shton se ky problem bëhet edhe më i madh, kur siç i referohet ai, krahina ka shpallë pavarësinë njëanshëm, shkruan Vecernji Novosti, përcjellë Klan Kosova.

“Statusi i pazgjidhur i Kosovës dhe shpallja e pavarësisë njëanshme janë kërcënim për Serbinë”, ka thënë Dikoviq.

Dikoviq ka thënë më tej se do të formohen njësi të forcave speciale në rast të situatës së krizave.

“Terrorizmi është armiku kryesor në botë, që edhe ne barabarsisht na kërcënon, për çka do të krijohen ekipe të pajisura, të trajnuara dhe efikase të forcave të armatosura, që do të jenë pengesë e fuqishme në të gjitha sfidat e sigurisë”, ka shtuar ai

12/10/2017 22:59

Pse po vonohet Termocentrali “Kosova e Re”?