Sot është djegur vetura e shefit të Auditorit të Brendshëm të SHSKUK-së në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
Lajmin është bërë i ditur përmes një komunikate për media nga SHSKUK-ja.
Ata kanë njoftuar se djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh.
“Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje”‘ thuhet në komunikatë, raporton Gazeta Blic.
Njoftimi i plotë:
Komunikatë për medie
Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK), njofton se sot derisa po mbahej mbledhja e Bordit Drejtues të ShSKUK-së dhe ishte duke raportuar drejtori i Njësisë së Auditimit të Brendshëm të ShSKUK-së, vetura e tij private është djegur në parkingun e drejtorisë së përgjithshme të ShSKUK-së.
ShSKUK menjeherë ka njoftuar Policinë e Kosovës dhe Zjarrëfikësit të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Bordi Drejtues dhe drejtoria e ShSKUK-së shprehen të shqetësuar me këtë rast, meqë djegia e veturës së të njëjtit zyrtar ka ndodhur edhe para disa javësh dhe kërkojnë nga organet kompetente të hetojnë rastin në detaje.
Me respekt,
ShSKUK