Showtime

Digjet shtëpia ku po qëndronte reperi shqiptar, kjo është gjendja e tij

12/06/2018 17:05
nga:L I

Gjatë ditës së sotme, një shtëpi private ka marrë flakë në lagjen Arbëria në Prishtinë.

Brenda saj ishte reperi shqiptar me nofkën Sin Boy – i njohur për muzikën e tij në Greqi.

Burime të PRIVE bëjnë me dije se të gjitha gjërat e tij personale janë djegur mirëpo për fat të mirë reperi nuk ka pësuar lëndime trupore.

Rastin për Klan Kosovës e konfirmoi zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti, duke thënë se nuk ka të lënduar pos dëmeve materiale.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitet e Zjarrfikësve dhe të Policisë së Kosovës”, shtoi më tej Ahmeti.

Sin Boy erdhi nga Greqia në Prishtinë për të punuar rreth një projekti të ri muzikor.