Lajme

Digjet një veturë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

04/15/2019 22:01
nga:Gazeta Blic

Në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, tek udhëkryqi i fshatrave të Lipjanit, Gadime-Llugaxhi është djegur një veturë.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë dal në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet se nga çka është shkaktuar zjarri, transmeton Indeksonline.