Lajme

Digjen qindra hektarë male në Istog

03/25/2019 19:28
nga:A. R.

Zjarrëvënia e maleve dhe fushave në Kosovë është bërë e shpeshtë ditëve të fundit.

Që nga mesdita janë djegur disa hektarë mali në Istog. Zjarrfikësit ende nuk janë paraqitur në vendin e ngjarjes. Era po frynë dhe po i jep fuqi zjarrit që të përhapet.

Zjarrëvënia e maleve po rrezikon jetët e kafshëve që jetojnë aty po ashtu po dëmton ajrin.

Policia e Kosovë ka bërë apel tek qytetarët që të mos ndizen zjarret në vende të hapura.

Dy ditë më parë mali mbi Manastir të Deçanit ishte kapluar nga flakët dhe u deshtë ndihma e KFOR-it që të shuhej zjarri.

09/20/2020 09:02

Në Istog i mituri lëndon me armë zjarri shokun e tij