Lajme

Digjen dy vetura në Prishtinë

07/11/2020 11:59
nga:A. R.

Dy vetura janë djegur dje në rrugën “Nazmi Mustafa” në Prishtinë.

Teksa policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes ende nuk duhet shkaku i zjarrit.

“Rr. Nazmi Mustafa, Prishtinë 10.07.2020-14:40. Është raportuar se dy vetura me targa vendore, pronë e viktimave meshkuj kosovarë, janë përfshi nga zjarri. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Deri tani nuk dihet shkaku i zjarrit. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar dëme materiale dhe nuk raportohet për ndonjë person të lënduar” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë.