Sporti

DigitAlb Kupa e Kosovës në futboll, vjen sot me ndeshje fantastike

12/08/2019 09:25
nga:Mergim Rreci

DigitAlb Kupa e Kosovës e luan sot ditën e saj të dytë, duke sjellur disa përballje shumë interesante.

Ndeshjet janë me sistem të eliminimit direkt pra vetëm me një të tillë mësohen emrat e të kaulifikuarve, shkruan Gazeta Blic.

Këtë të diel, tetë skuadra do të luftojnë përballë njëra tjetrës për të marrë një biletë që mundëson kalimin në fazën tjetër.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” të kryeqytetit, FC Prishtina do të takohet me Arbërinë nga Dobraja, e cila në këtë ndeshje do të jetë në rolin e skuadrës nikoqire.

Gjilani e pret 2 Korrikun në shtëpi, Trepça ’89 i bën ‘konak’ rivalëve rajonal të Vushtrrisë, ndërkohë në Prizren takohen Liria dhe Ferizaj.

Këto ndeshje do të zhvillohen në ora 12:30

Gazeta Blic do të ju mbajë vazhdimisht të informuar për rezultatet e këtyre ndeshjeve.