Fit&Sexy

Dieta që mbron zemrën pasi është goditur nga një atak

10/31/2018 00:29
nga:Gazeta Blic

Një dietë e përshtatshme mund të ketë efekte të dobishme në zemër.

Në këtë përfundim ka dalë një hulumtim i kryer në Holandë, me rreth 2200 njerëz të përfshirë, të cilët kishin kaluar një infarkt.

Në studim u vlerësuan zakonet e të ngrënit të të gjithë pjesëmarrësve, të cilët gjithashtu iu nënshtruan dy testeve për të vlerësuar praninë e mundshme të simptomave depresive dhe për të matur tendencën e rishfaqjes së simptomave.

Duke analizuar rezultatet, studiuesit vunë re se një dietë e pasur me perime, fruta, peshk, produkte të qumështit dhe yndyrë të ulët u shoqërua me simptoma të vogla depresive.

Kështu, një dietë e shëndetshme ndihmon në kapërcimin e pasojave që mund të jenë shkaktuar nga infarkti, duke mbrojtur zemrën tuaj.