Sporti

Diego Simeone: Punë fenomenale ekipore, luajtëm ashtu siç duhej të luanim

02/18/2020 23:47
nga:M K

Atletico Madridi ka shënuar njërën nga fitoret më të bukura të këtij edicioni, pasi në “Wanda Metropolitano” mposhti kampionin aktual të Champions Leagues, Liverpoolin.

“Los Colchoneros” triumfuan minimalisht 1-0 me golin e Saul Nigez në minutën e katërt, për të lënë kështu gjithçka të hapur për duelin e kthimit, shkruan GazetaBlic.

Pas ndeshjes, trajneri Diego Simeone u shfaq i lumtur me këtë fitore, derisa tha se të besuarit e tij luajtën ashtu siç duhej të luanin për ta fituar ndeshjen dhe ia arritën qëllimit.

“Punë e jashtëzakonshme ekipore. Luajtëm ashtu siç duhej të luanim. Ne e nisëm ndeshjen me mendjen dhe besimin se duhet ta fitojmë dhe se mundemi. Kjo ishte mënyra e mirë për ta vërtetuar faktin se kemi skuadër, madje me plotë gojë mund të them se kjo ishte dëshmia më e bukur, prej se jam në Atletico, tash e tetë vite”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/