Sporti

Diego Simeone komenton zërat për prishjen e raporteve Messi – Setien

06/30/2020 12:33
nga:M K

Ka qenë një nga temat më të komentuara ditëve të fundit në mediat spanjolle dhe jo vetëm.

Fjala është për videon ku shihet Messi duke e injoruar totalisht zv-trajnerin e Barcelonës, Eder Sarabian, përcjell GazetaBlic.

Madje, thuhet se ylli argjentinas nuk gëzon raporte të mira as me trajnerin Setien.

Për këtë është pyetur edhe trajneri i “los colchoneros”, Diego Simeone, që deklaroi se pjesa emocionale është më e rëndësishme për zhveshtoren e skuadrës së tij, pasi nuk flet asnjëherë për zhveshtoret e ekipeve të huaja.

“Ju e dini. Unë s’jap mendim për gjërat që ndodhin në zhveshtoret e klubeve tjera. Unë jap mendim vetëm për klubin tim.

Ne duhet ta mbajmë dhomën tonë të zhveshjes të mbrojtur, duhet të kujdesemi për të dhe gjithmonë t’i menaxhojmë ndjenjat e lojtarëve, që është gjëja më e rëndësishme për një skuadër.

E konsideroj kyçe pjesën emocionale tek djelmoshat e mi, andaj angazhohem shumë rreth saj”, tha mes tjerash Simeone.

/GazetaBlic/

08/05/2020 16:20

Messi me fjalë të jashtëzakonshme pas pensionimit të Casillas