Sporti

Diego Forlan: Valverde do të bëhet lider i Real Madridit

04/06/2020 22:40
nga:Lorik J

Diego Forlan beson shumë tek mesfushori i Real Madridit, Fede Valverde, i cili është bërë një startues i padiskutueshëm në ekipin e Zidane në këtë sezon.

Ish-sulmuesi uruguaian, i cili ishte shok i skuadrës së Valverde’s në Penarol në edicionin 2015/16, beson se bashkëatdhetari i tij mund të kishte të njëjtën rëndësi tek Real Madrid si ajo që Sergio Ramos ka pasur në mbrojtje gjatë dekadës së fundit, përcjell GazetaBlic.

“Ai ka cilësi të vazhdojë të rritet,” tha Forlan për Radio MARCA kur u pyet për Valverde.

“Unë nuk jam aspak i nbefasuar nga ajo që ai po bën në fushën e lojës, pasi i njoh cilësitë e tij. Unë do të rrezikoj të them se ai mund të bëhet një lider si Sergio Ramos”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/