Cool

Diçka nuk shkon me këtë foto, a mund ta zbuloni se çka?

11/13/2017 17:25
nga:A K

Në shikim të parë, fotografia duket se shfaq një burrë duke vozitur një motoçikletë me një vajzë ulur prapa tij.

Por duke shikuar më afër, nuk duket ashtu siç shihet, pasi ka edhe një palë këmbë në foto.

Iluzioni i çuditshëm optik, i shpërndarë në Reddit, i ka lënë përdoruesit e rrjeteve sociale të hutuar tërësisht – me shumë prej tyre që pranojnë se nuk mund ta gjenin se çfarë nuk shkonte në foto, transmeton Gazeta Express.

Disa përdorues të Reddit thanë se besojnë që mes burrit dhe vajzës kishte një manekin, përderisa të tjerë menduan se në motoçikletë ishin tre njerëz.

Por në fakt, burri në fotografi është i zhveshur lartë dhe me xhinse poshtë, përderisa vajza prapa tij ka të veshur shorce të shkurtra.

Këmbët e saj janë bashkuar me pjesën e sipërme të trupit të tij në mënyrë perfekte, duke krijuar iluzionin e çuditshëm që e bën atë të duket sikur është tërësisht i zhveshur.

 

11/22/2017 11:05

Postoi foto me armë në Facebook, arrestohet