• të fundit

  • më të shikuarat

BLIC.TV

Dibran Hoxha: ZRrE-ja nuk po e shpjegon se pse duhet të rritet çmimi i rymës!

4 ditë më parë
nga:Y I

I ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin ishte aktivisti i shoqërisë civile, Dibran Hoxha.

Hoxha foli në lidhje me aksionin simbolik që realizuan ndaj Kryeshefit të ZRrE-së duke i gjuatur me tortë pas paralajmërimeve për shtrenjtimin e rrymës.

Hoxha tha se ideja e tyre iu erdhi për shkak që para 3-4 ditëve qarkulloi një foto ku Kryeshefi i ZRrE-së ishte duke e prerë një tortë me kryesuesit dhe shefat e KEDS dhe Kesco.

“Ne jemi një grup i qytetarëve të pakënaqur të cilët jemi konsolidu dhe jemi organizu prej fundit të vitit 2021. Nuk i kemi krejt kapacitet që të merremi aktivisht me këtë temë, por sa herë që po del në sipërfaqe çështja e rrymës po mundohemi edhe ne të mobilizohemi dhe organizohemi rreth kësaj teme. Dje grupi vendosi që me ba atë lloj aksioni simbolik, me gjuajt me tortë, targeti ishte fytyrës por ashtu ishin rrethanat dhe nuk mundem t’a arrijmë. Torta na erdhi si ide për shkak që para 3-4 ditëve qarkulloi një foto ku Kryeshefi i ZRrE-së ishte duke e prerë një tortë me kryesuesit dhe shefat e KEDS dhe Kesco. I thamë po të pëlqen torta shumë dhe ‘po ta japim edhe ne një tortë’. Simbolika qe ajo ‘torta që e ndërlidh KEDS-in, Kesco-n dhe ZRrE-në që kjo e fundit është prap një lloj zgjatimi i Qeverisë që i shërben një kompanie private qysh është KEDS dhe KESCO. Me tentu dhe me dasht fitimin pafundësisht në kurriz të qytetarëve, për ne kjo është e papranueshme” tha ajo për Blic Interview raporton “Gazeta Blic”.

Hoxha rendit disa nga arsyet se pse nuk duhet të shtrenjtohet energjia elektrike.

Ai tha se nga ZRrE-ja po mungon shpjegimi se pse duhet të rritet çmimi i rrymës çdo vit.

“Argumenti kryesor është se kjo ka një lloj kronoliogjie. Qytetarëve, jo se janë naivë dhe kuptojnë hallkat e sistemit energjitik në Kosovë psh kur i thU KEK-u është ndërmarrje publike që e prodhon, KOSTT është po ashtu ndërmarrje publike që e bën transmesionin pastaj KEDS-i e bën shpërndarjen dhe KESCO e faturon, të paktën katër hallka. Këtu po mungon një lloj shpjegimi, pse duhet, se këta munden me kërku rishikim të tarifave çdo vit por arsyetimi se pse duhet me u shtrenjtu rryma çdo vit, nuk qëndron. KEDS-i po mundohet me arsyetu se ne na duhet me shtrenjtu rrymën se po kemi humbje në shpërndarje, rrjet etj. Ndërkohë ne nuk i kemi parë akoma ato pasqyrat e deklaruara se nga po vjen ajo humbje. Pra nëse ti je ndërmarrje private dhe tek ZRrE-ja e paraqet arsyen se pse duhet me t’u shtrenjtu tarifat, edhe për qytetarët kishte mundur të jetë e kuptueshme ajo. Në 2021 ka ndodh ‘bllok-tarifa’ përmbi 800 kilovat orë rrymë ne na shtrenjtohet dhe shumfishohet rryma, u aprovu ‘bllok-tarfia’ prej ZRrE-së, shpjegimi kriza në Ukrainë etj, mandej subvencioni Qeveria me afër 100 milion. Çfarë ndodhi tutje, në 2024, pak në heshtje, u shtrenjtu edhe për 15%, kjo shkonte në shkallë progresive.Faji i ZRrE-së është që ata nuk po munden me shpjegu se pse duhet me u rrit rryma edhe po e bëjnë vazhdimisht çdo vit.