Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në orët e pasdites do të pres në takim në zyrën e tij Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, raporton Gazeta Blic.
Njoftimin e ka bërë zyra për media nga kryeministria.
Sipas tyre takimi do të nis në orën 16:00 e ku mediat mund të marrin pamje nga oborri i ndërtesës së Qeverisë.
Njoftimi i plotë:
1. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pret në takim Lord Stuart Peach, i Dërguar i Posaçëm i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor.
Mediat mund të marrin pamje nga oborri i Ndërtesës së Qeverisë.
VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 16:00