Lajme

Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmërohet vjeshtë e “nxehtë” për Qeverinë Kurti

08/28/2023 12:10
nga:G C

Ish-diplomati, Avni Arifi ka folur rreth Forumit të Bledit ku i pranishëm është edhe kryeministri Kurti.

Arifi atë e quan një konferencë portokalare dhe sipas tij një mundësi e artë që të takohet Edi Rama me Albin Kurtin.

“Sa i përket takimit të Bledit po përkufizohem në pershkrimin e komunikates së ZKM se takimi u mbajt “në freskinë e bjeshkëve dhe pranë pamjes magjepëse të Liqenit”. Një konferencë protokolare dhe mundësi e artë me u taku Edi Rama me Albin Kurtin”, tha Arifi.

Arifi në një prononcim për GazetaBlic ka komentuar deklaratat e emisarëve që sipas tij, po paralajmërojnë një vjeshtë të nxehtë rreth çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.

“Deklaratat e Emisarëve paralajmërojnë vjeshtë të nxehtë. Uroj që pushimet të i ketë shfrytëzuar Qeveria për një çasje të re që fillimisht do të rezultonte me implementimin e plotë të marrëveshjes së Bratisllavës e cila është parakusht për hjekjen e masave kundër Kosovës të vendosura nga BE”, tha Arifi.

“Këto masa po e dëmtojnë rënd ekonominë e Kosovës kurse zvarritja e mëtutjeshme e implementimit të marrëveshjes do të sjellë pa asnjë dyshim pasoja edhe politike”, tha Arifi për GazetaBlic.

Kujtojmë se, nga Bledi Kryeministri theksoi rëndësinë e zbatimit të marrëveshjeve të arritura vitin e kaluar në Procesin e Berlinit ku veçoi atë për lirinë e lëvizjes. Më 1 janar 2024 të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës do të lëvizin pa viza në vendet e Bashkimit Evropian ndërkohë që do t’ju kërkohen viza për në Bosnje dhe Hercegovinë. Në këto 50 ditët e mbetura para Samitit në Tiranë, është e rëndësishme që të fillojë zbatimi i plotë i tri marrëveshjeve që kemi nënshkruar në Berlin.

Kryeministri mirëpriti thirrjet e Kryeministrit të Sllovenisë, Robert Golob dhe presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, për fokusim në zgjerimin e Bashkimit Evropian si dhe mundësitë për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe nënvizoi respektimin e pakicave dhe njohjen reciproke si parakusht.

Bashkimi Evropian duhet të zgjerohet. Ballkani Perëndimor duhet ta mbështesë zgjerimin dhe vendet aspirante duhet të kryejnë reformat të cilat përshpejtojnë anëtarësimin.

“Kur të përfundoni punët dhe mbani premtimet ne vazhdojmë me ju“ | Ish-diplomati thotë se ka një lloj sanksionimi për Kosovën edhe nga Franca