Sporti

Di Maria tregon për të kaluarën e tij tek skuadra e United

02/11/2019 15:45
nga:I S

Në prag të sfidës së 1/16-ve të Champions League ndërmjet Manchester United dhe PSG, futbollisti argjentinas Angel di Maria ka rrëfyer për periudhën e vështirë që kaloi sa ishte pjesë e “djajve të kuq”.

30-vjeçari ka thënë se tek United nuk i dhanë mundësinë që të tregonte aftësitë e tij, pavarësisht se në kohën kur u transferua në gusht të vitit 2014, ai u përshkrua nga trajneri i atëhershëm i ekipit, Van Gaal, si “lojtar i klasës botërore”.

“Tek United qëndrova vetëm për një vit. Nuk ishte periudha më e mirë e karrierës sime, ose ndoshta nuk më dhanë mundësinë që të kisha një vit të suksesshëm.

Në atë kohë kishte probleme me trajnerin, por faleminderit Zotit që mu dha mundësia që të vij te PSG”, ka thënë Di Maria për radion franceze “France Bleu”.

Për shkak të lëndimit të Neymar, argjentinasi mund të jetë zgjedhja e parë e PSG për të nisur ndeshjen ndaj United dhe kështu të ketë mundësinë për t’i treguar ish-skuadrës se çfarë ka humbur me largimin e tij.