Sporti

Di Maria nuk po mundet të qëndrojë në shtëpi, por frika nuk e lë atë të dal jashtë

03/29/2020 13:43
nga:Lorik J

Mesfushori i PSG, Angel Di Maria nuk mund të durojë qëndrimin në shtëpi për shkak të koronavirusit, ndërsa Franca po vendoset në një krizë shëndetësore që do të vazhdojë.

Lojtari i PSG dhe partnerja e tij, Jorgelina Cardoso në një intervistë për një televizion argjentinas zbuluan se janë të mërzitur që nuk po mund të dalin, përcjell GazetaBlic.

“Ai nuk po mund të rrijë”, zbuloi gruaja e tij Jorgelina Cardoso, kur ata u intervistuan drejtpërdrejt në programin televiziv Telefe, në Argjentinë.

“Unë jam me vajzat gjatë gjithë mëngjesit, sepse ato ndjeki mësimet online”, shpjegoi ajo.

“Ndërsa sa i përket Di Marias, ai nuk mund ta durojë më. Por e vetmja gjë që mund të bëjmë është të qëndrojmë brenda në mënyrë që të përfundojë shpejt”

Ndërsa sulmuesi i PSG thotë se ata po kalojnë në një situatë të çmendur.

“Ajo që po kalojmë tani është plotësisht e çmendur,” tha sulmuesi.

“Ne jemi të izoluar. Kemi qenë brenda 14 ditë. Ne dolëm vetëm një herë për të shkuar në supermarket. Ne përpiqemi të qëndrojmë në shtëpi në mënyrë që të mos e marrim virusin. Kemi vajza shumë të vogla. Situata është e frikshme”, përfundoi ai.

/GazetaBlic/