Sporti

Di Maria lëndohet përsëri, mungon në ndeshjen e nesërme

01/03/2023 19:09
nga:Mergim Rreci

Aventura e Angel Di Marias në Juventus është shënuar nga probleme të njëpasnjëshme fizike.

Shtypi italian zbulon se argjentinasi do të mungojë në ndeshjen e së mërkurës kundër Cremonese për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës së djathtë, transmeton GazetaBlic Sport.

Di María u kthye në stërvitje të hënën, por gjërat nuk shkuan aq mirë për të.

Anësori mbërriti në Juve këtë sezon dhe ka vetëm 391 minuta, një gol dhe katër asistime.