Sporti

Di Maria: Do të ishte e mrekullueshme ta kisha Messin bashkëlojtar te PSG

04/05/2021 18:45
nga:Lorik J

Angel Di Maria, është shprehur i kënaqur ndaj mundësisë së transferimit të Leo Messi te PSG.

“Të kesh Messin si bashkëlojtar do të ishte e mrekullueshme, por ai është një lojtar i Barcelonës, ai ka një kontratë me ta, do të shohim se çfarë do të ndodhë gjatë verës. tha anësori argjentinas, duke folur për BeINSports.

Raportet mes Di Maria dhe Leo Messit janë shumë të mira dhe argjentinasi mund të kryej funksionin e ndërmjetësuesit mes PSG dhe Messi, shkruan GazetaBlic Sport.

Leo Messi akoma nuk ka rinovuar kontratën me Barcelonën dhe e ardhmja e tij është e paqartë.

/GazetaBlic Sport