Sporti

Dhunuan gjyqtarin, Federata e Futbollit kërkon arrestimin e agresorëve, rrezikojnë 3 vite burg

12/14/2019 20:51
nga:Mergim Rreci

Federata Shqiptare e Futbollit dënon me ashpërsi aktin vandal të dhunimit të gjyqtarin Sokol Bebja në ndeshjen Shkumbini-Dinamo, në qytetin e Peqinit.

“FSHF i bën thirrje Policisë së Shtetit të marrë urgjentisht masat për të arrestuar agresorët në fjalë dhe kërkon nxjerrjen e tyre të menjëhershme para ligjit, bazuar në nenin 274/A të Kodit Penal. FSHF garanton se do ta ndjekë deri në fund këtë çështje në të gjitha instancat e drejtësisë.

FSHF nuk do të lejojë në asnjë çast nëpërkëmbjen e autoriteteve sportive dhe ndërhyrjet e huliganëve në dëm të cilitdo në ambientet sportive.”

Dhuna ndaj gjyqtarit ne Peqin – PANORAMASPORT.AL on Vidnews.