Lajme

Dhunohet një grua në Prizren, dërgohet në QKUK për ekzaminim

10/18/2024 11:04
nga:Sh R

Një grua është bërë viktimë e dhunës në Prizren.

Sipas raportit të policisë, incidenti ka ndodhur më 13 tetor, dhe viktima është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK.

Policia njofton se ajo vazhdon të trajtohet në QKUK dhe se njësitet hetimore janë duke zhvilluar hetime në lidhje me rastin.

“Prizren / 13.10.2024. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, viktima femër kosovare është dërguar për ekzaminime gjinekologjike në QKUK dhe e njëjta vazhdon të trajtohet në QKUK, ndërsa njësitet policore në konsultim dhe koordinim me prokurorin janë duke zhvilluar procedurat e mëtejme hetimore lidhur me rastin”.