Lajme

Dhjetëra arrestime/ Emri i Çilit doli pas hetimit për falsifikim kartëmonedhash. Në pranga dhe burri i kandidates së PS për deputet në 2017

02/28/2020 12:52
nga:Gazeta Blic

Detaje të reja zbulohen nga operacioni i madh me dhjetëra të arrestuar nga Tirana në Jug të vendit, mes te cilëce është edhe botuesi Henri Çili.

Procedimi nga prokuroria ka nisur për falsifikim të kartëmonedhave nga seksioni i krimit ekonomik në Drejtorinë e Policisë Gjirokastër. Nga hetimet dhe përgjimet ka dalë dhe emri i Çilit.

Në funksion të këtij procedimi është kapur edhe një sasi lënde narkotike prej 60 kg kanabis para dy muajsh në Lezhë e nga ky operacion është arrestuar një efektiv policie.

Ndërkohë sot është arrestuar në Tepelenë edhe Ervin Çela, bashkëshorti i Matilda Çelës, kandidate për deputete e PS në zgjedhjet e 2017. Po kështu të arrestuar janë dhe shtetasit Roland Mici, Sidi Rama, Antonia Hasa, Armando Hajdinaj.

Të gjashtë këtyre personave u kanë dalë shenjat e gishtave në pakot e drogës së kapur në Lezhë. Ngjarjet janë të ndryshme dhe janë zbardhur gjatë të njëjtit hetim.

 

Dalin detaje të reja: Ja pse dyshohet se u arrestua gazetari Henri Çili

03/29/2020 11:18

40 të arrestuar për mosrespektim të masave ndaj koronavirusit!