Dhimbje koke për Nuno Espirito Santo, trajnerin e Tottenham.
Sulmuesi Son Heung-Min mori një dëmtim në muskulin e këmbës së tij të djathtë, ndërsa ishte duke luajtur për ekipin kombëtar të Republikës së Koresë, përcjell GazetaBlic Sport.
Pas dëmtimit që pësoi, ai mund të humbasë edhe ndeshjet e ardhshme të Tottenham.
Spurs, aktualisht në krye të Premier Ligës (tre ndeshje, tre fitore), luajnë të shtunën kundër Crystal Palace, kurse pastaj luajnë ndaj Chelsea, Wolverhampton dhe Arsenal.
/GazetaBlic Sport


