Lajme

Haradinaj: Kosova është duke treguar përmirësime në raport me lirinë e shtypit.

04/18/2019 22:51
nga:Gazeta Blic

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka thënës e Kosova është duke treguar përmirësime në raport me lirinë e shtypit.

Haradinaj në një postim në Facebook ka përshëndetur raportin e organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Postimi i Haradinajt:

Inkurajues dhe për t’u përshëndetur raporti më i ri i organizatës “Reporterët pa Kufij” që ka renditur Kosovën në vendin e 75-të nga 180 vende në botë sa i përket lirisë së shtypit për vitin 2019.

Mediat e lira janë shtyllë e një shoqërie demokratike dhe në këtë drejtim Kosova është duke treguar përmirësime. Një peizazh i medias solide dhe pluraliste nënkupton që demokracia jonë po forcohet dhe pjekur në një drejtim të mirë.

08/23/2019 01:58

Ekskluzive || Arrihet koalicioni i dytë parazgjedhor: Nisma e AKR shkojnë bashkë në zgjedhje!