Sporti

Një ish-mesfushor i Milanit gati për mesfushën e Interit

04/01/2020 15:32
nga:Mergim Rreci

Pas Stefano Sensit verën e kaluar, Interi është gati të marrë një tjetër futbollist nga Sassulo dhe bëhet fjalë për ish mesfushorin e Milano, Manuel Locatelli, i cili po shkëlqen te zijeshilët gjatë këtij sezoni.

Mesfushori është i ri, me mjaft grintë dhe me një qarkullim të mirë të topit, cilësi këto që i ka vlerësuar shumë edhe Antonio Conte, i cili kërkon të ketë në dispozicion një alternativë për t’i dhënë mundësi pushimi kroatit Brozovic.

Drejtuesit e Interit i kanë ofruar Sassuolos 20 milionë euro për kartonin e Locatellit, por me kushtin që huazimi i Sensit të rinovohet edhe për një tjetër sezon dhe vetëm verën e ardhshme zikaltrit të vendosin nëse do ta blejnë përfundimisht apo jo, përcjell GazetaBlic.

Nga ana tjetër, për mesfushorin 22-vjeçar bëhet fjalë për një rikthim në Milano, por këtë herë në kampin zikaltër, rivalët e përjetshëm të tij, duke qenë se është rritur te të rinjtë e Milanit, skuadër me të cilën edhe ka debutuar në Serinë A.