Sporti

Dezinfektohet stadiumi “Fadil Vokrri” para ndeshjes Prishtina-Ferizaj

03/13/2020 14:54
nga:M K

Ka filluar dezinfektimi i stadiumit të Prishtinës nga organet kompetente.

Nga fotot që i ka siguruar GazetaBlic, shihet se punëtorët po bëjnë përgatitjet e nevojshme për ta dezinfektuar vendin para ndeshjes së fundjavës.

Kryeqytetasit do të luajnë ndaj skuadrës me të cilën u përballën para dy javësh, megjithëse tani nuk do ta kenë mbështetjen e tifozëve, për shkak të vendimit të qeverisë së Kosovës, ku ndalohet pjesëmarrja e personave në aktivitetet sportive.

Këto masa janë marrë si qëllim parandalimi ndaj pandemisë që po shkakton probleme edhe në botën e sportit.

/GazetaBlic/

05/08/2020 15:59

FC Prishtina kërkon rifillimin e kampionatit