Trajneri i Drenicës, Bledar Devolli nuk ka qenë aspak i kënaqur me paraqitjen e skuadrës së tij në ndeshjen e sotme ndaj Ballkanit.
Skuadra e Ballkanit ka fituar ndaj Drenicës në stadiumin “Bajram Aliu” me rezultatin 1-2, shkruan GazetaBlic Sport.
Devolli madje bëri tre zëvendësime pas vetëm 30 minutave lojë dhe për këtë kishte edhe një koment.
“A janë pesë zëvendësime, a janë 22 lojtarë në ekip? Nuk shkuan gjërat mirë, i marrë unë përgjegjësitë, dua t’i urojë kundërshtarit fitoren, por ja dhuruam ne fitoren, “nuk është se na shënoi golat kundershtari, i bëm ne”. Më vjen keq si mund t’i falim kundershtarit fitoren”, tha fillimisht Bledar Devolli për Art Sport.
“Vetem 15 minutat e fundit lozëm futboll sot, e vumë në vështirësi Ballkanin, arritëm edhe të bënim një gol, po ta benim golin më pare – tani mund të flisnim ndryshe. Unë i marrë përgjegjësitë”, vazhdoi ai.
Ai gjithashtu kishte edhe një debat me Valto Zeqajt, pas zëvendësimit të këtij të fundit, por tha se nuk dëshiron ta komentojë.
“Gjërat e shtëpisë i lë brenda shtëpisë, nuk i nxjerrë në pazar, dua punë dhe disiplinë, pa to nuk shko asgjëkundi”, përfundoi ai.
/GazetaBlic Sport