Virale janë bërë disa fotografi të kryeministrit Edi Rama e Albin Kurti gjatë ndeshjes së mbrëmshme Shqipëri- Çeki ku ata ishin të ndarë dhe nuk ishin afër njëri tjetrit gjatë ndeshjes në stadiumin AIR Albani , ku Shqipëria fitoi me rezultat bindë 3;0, raporton Gazeta Blic.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti bashkë me ministrin e Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla dhe Lulzim Jasharin ishin në një kat më lartë në stadiumin AIR Albania, përderisa kryeministri shqiptar Edi Rama po e përcillte ndeshje ndaras nga Kuti.
Por në një fotografi që po bënë xhiron në rrjete sociale, shihet drejtoresha e Shërbimit Informativ Shqiptar, Vlora Hyseni e cila qëndron në këmbë me një person tjetër në këmbë mbrapa kryeministrit Albin Kurti, ministrit Xhelal Sveçla.
Hyseni ishte emëruar në pozitë e drejtores së SHISH pak muaj më herët nga kryeministri shqiptar Edi Rama.
Para se të emërohej në këtë potë, Vlora Hyseni ishte zëvendës drejtoresh e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës.
Raportet midis dy kryeministrave Edi Rama e Albin Kurti janë në pikën më të ulët si pasojë e qëndrimeve krejtësisht të kundërta sa i përket raporteve me SHBA dhe BE si dhe ngjarjet e fundit që ndodhen me 24 shtator në veriun e Kosovës.
Edi Rama gjatë ditës së djeshme në një fjalim prej 90 minutash ka kritikuar si kurrë më parë qasjen e Albin Kurtit në raport me dialogun, raportet me vendet mike të Kosovës dhe videot propaganduese të partisë në pushtet Lëvizja vetëvendosje ndaj ish kryeministrave të Kosovës dhe liderëve të partive opozitare / Gazeta Blic.