Lajme

Detaje tronditëse: Nëna dhe vajza që vdiqën në Tiranë dyshohet se u vetëflijuan, vajza mbahej prej ditësh e vdekur në banesë!

07/03/2020 08:38
nga:Y I

Detaje të reja tronditëse kanë dalë nga ngjarja e një dite më parë në Kombinat, ku nëna dhe njëra prej vajzave u gjetën të pajetë në banesën e tyre, ndërs vajza tjetër është në spital.

Burime për Report Tv bëjnë të ditur se Anisa Josifi, vajza e cila u gjet e pajetë dyshohet se kishte ndërruar jetë prej disa kohësh, por mbahej në banesë duke u lyer me vaj dhe udhull në mënyrë që të mos ndihej era e trupit të dekompzuar.

Nga ana tjetër, vajza e cila ndodhet në spital, Blerta Josifi ka deklaruar para hetuesve: “Se keni idenë çfarë kaluam ne për të fituar ringjalljen”.

Po si ndodhi ngjarja? Nënë e bijë u gjetën pa shenja jete në banesën e tyre, mbrëmjen e djeshme rreth orës 19:30 ndërsa vajza tjetër e familjes është dërguar në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia në njoftimin zyrtar tha se dyshimet e para janë për vetëflijim. Ndërsa u raportua nga vëllai i Zhanetës, pasi motra e tij dhe dy mbesat nuk i përgjigjeshin në telefon dhe nuk i hapnin as derën.

Ndërkohë drejtori i Policisë së Tiranës, Rebani Jaupi në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes dhe se tek trupat e viktimave nuk ka pasur shenja dhune. Ai u shpreh se janë konstatuar shenja të mosushqyerjes, ndërsa vajzat ishin të arsimuara.

Tragjedi në Tiranë: Nëna dhe vajza gjenden të vdekura në banesë