Lajme

Detaje tjera nga “marrëveshja” brenda LDK-së – Kush pritet të jetë sekretar dhe nënkryetar i partisë

07/20/2019 18:20
nga:A. R.

Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë është afër arritjes së marrëveshjes politike për Kuvendin Zgjedhor që do të mbahet me 3 gusht të këtij viti.

Sipas kësaj marrëveshje, siç raportoi Gazeta Blic, Agim Veliu pritet të bëhet kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Burime të Gazeta Blic, bëjnë të ditur se nënkryetar i parë i LDK-së, pritet të zgjidhet Kujtim Shala.

Kurse, në postin tjetër të nënkryetarit, janë dy emra për të cilët ende nuk është vendosur, e ata janë: Kryetari i Vitisë, Sokol Haliti dhe ai i Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Po ashtu, sipas së njëjtës marrëveshje, sekretar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, pritet të jetë kryetari i Lipjanit, Imri Ahmeti.

Agim Veliu, aktualisht mban postin e nënkryetarit të parë të partisë, dhe udhëheq me mandatin e pestë të Komunës së Podujevës.

Kurse, në këtë marrëveshje pritet të përfshihet edhe zgjedhja e kandidatit për kryeministrit nga radhët e LDK-së, e që pritet të jetë kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri.

Kryetari aktual, Isa Mustafa, kishte marrë LDK-në në fundin e vitit 2010, kur kishte mundur Fatmir Sejdiun.

Që nga ajo kohë, Mustafa për 9 vite me radhë e ka udhëhequr Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Vitin e kaluar, Mustafa, kishte pasur probleme shëndetësore derisa ishte trajtuar Gjermani.

Gjatë gjithë kohës, LDK ishte udhëhequr prej Agim Veliut, si nënkryetar i parë i partisë.

Agim Veliu kryetar i LDK-së, Lutfi Haziri kandidat për kryeministër?