Lajme

Destinacioni i parë i gjigantit “Çalik Holding” për ndërtim nga Turqia në Kosovë

11/30/2017 18:00
nga:M H

KAWA Group ka qenë destinacion i parë i investitorëve gjigant të “Çalik Holding” nga Turqia në Kosovë. Kjo kompani po synon tregun e Kosovës në një të ardhme të afërt.

Përfaqësues të koorporatës gjigante të biznesit “Çalik Holding”, me kompaninë e saj të ndërtimit “GAP INSAAT”, të përfaqësuar nga Orçun Ekim dhe zëvendësdrejtori i Bankës Kombëtare Tregtare, Cenk Arioz kanë vizituar sot kompaninë KAWA Group, duke e marrë si referencë të investimit, ndërtimit kualitativ dhe njohjes së tregut vendor.

Orçun Ekim tha se kanë interesim që të inkuadrohen në tregun e Kosovës dhe kanë parë se KAWA Group është kompania që ka bërë dallimin, duke shprehur interesim për bashkëpunim.

 

Përfaqësuesit e kompanive turke i priti drejtori ekzekutiv i KAWA Group, Valon Vataj, duke i njoftuar për projektet ekzistuese dhe projektet e së ardhmës, që do të jenë risi në Kosovë, pa lënë anash rrjetin e bizneseve të KAWA-s.

Përfaqësuesit e kompanive të mëdha turke u njohën edhe më një historik të zhvillimit të kompanisë KAWA Group dhe suksesit të arritur nga një biznes i vogël familjar, në numrin një të ndërtimit kualitet në vend.

Duke iu referuar këtyre sukseseve KAWA Group, biznesmenët turk treguan afinitet për bashkëpunim dhe nisma inovative.

Aty u diskutua edhe për investimin e mundshëm në shëndetësi, infrastrukturë, mjedis e tregti.

Bashkëpunim dhe përkrahje të hapur nga përfaqësuesit e “Çalik Holding” u dha edhe për Konferencën Rajonale të Ndërtimit që organizohet nga Media Ndërtimi në fillim vitin e ardhshëm.

Në shenjë falënderimi, Valon Vatajt iu bë thirrja që të jetë mysafir i “Çalik Holding” në Turqi.

12/10/2017 18:02

Netanyahu: Nuk marr leksione nga Erdogani