Sporti

Dështon transferimi i Hazard në Real Madrid

02/24/2019 12:43
nga:M K

Të gjithë e konsideruan të përfunduar transferimin e Hazard tek Real Madrid, por në momentet e fundit kjo lëvizja ka shumë mundësi të shuhet.

E përditshmja spanjolle Marca raporton se një marrëveshje e mundshme mes Chelseat dhe Real Madridit duket e paarritshme, edhe pse sulmuesi belg e ka thënë haptazi se dëshiron t’i bashkohet kampionit evropian.

Ndër arsyet e dështimit të transferimit të tij në Madrid është vendimi i FIFA-s për ta ndëshkuar klubin londinez, duke ia ndaluar transferimin e futbollistëve në dy afate kalimtare, për shkak se i ka thyer rregullat duke blerë lojtarë të shumtë nën moshën 18-vjeçare.

Po ashtu, problemi për Hazardin është se Real Madridi nuk e ka ende të qartë nëse dëshiron të blejë atë, edhe pse drejtuesit dhe bordi janë për blerjen e belgut.

Rritja e shpejtë në formë e Vinicius Junior dhe ardhja e pashmangshme e Rodrygos e kanë frenuar klubin nga Hazard, e cila para disa muajve dukej gjë e sigurt.

06/20/2019 17:43

Adnan Januzaj bën hap të madh në karrierë, transferohet tek klubi i madh evropian